Pershkrimi
Kapanon për shitje në zonën strategjike Rruga Dytësore (Durrës–Kavajë). Objekt industrial tre katësh me sipërfaqe ndërtimi 6,180 m2, dizenjuar për aktivitet industrial, logjistik dhe magazinim. Ndërtesa ofron: Lartësi hapësire 6 m, ideale për rafte të larta dhe operacione me makineri të rënda. 3 kate të organizuara me efikasitet për prodhim, magazinim dhe menaxhim. 6 zyra administrative komode. Zona të mëdha manipulimi dhe akses i lehtë për kamionë, porte hyrëse të sigurta dhe sipërfaqe për ngarkim-shkarkim. Instalime elektrike dhe ujësjellës/kanalizime të përshtatura për përdorim intensiv. Lokacion i favorshëm me qasje të shpejtë në portin e Durrësit dhe autostradën drejt Tiranës. Dokumentacioni i pronësisë dhe lejet janë të rregullta dhe të gatshme për verifikim. Për më tepër informacion na kontaktoni.