Pershkrimi
Ofrohet për shitje hotel në zemër të Beratit Shitet hotel i pozicionuar në qendër të qytetit të Beratit, me akses shumë të lehtë dhe shumë pranë pikave kryesore turistike të qytetit. Hoteli është aktualisht në gjendje pune dhe funksional, i organizuar në 3 kate, duke përbërë një mundësi shumë të mirë investimi në një nga qytetet me fluksin më të lartë turistik në Shqipëri gjatë gjithë vitit. Organizimi i pronës: Kati 1 & Kati 2: 8 dhoma funksionale për akomodim dhe 8 tualete Kati 3: Open space, me mundësi organizimi dhe ndarje për dhoma shtesë ose ambiente të tjera shërbimi sipas nevojës së investitorit Të dhëna teknike: Sipërfaqe ndërtimi: 451.56 m² Sipërfaqe trualli: 270 m² Çmimi: 1100 €/m² Prona është rikonstruktuar së fundmi dhe disponon mobilim bashkëkohor, duke e bërë gati për vazhdimin e aktivitetit pa nevojë për investim shtesë. Vendndodhja shumë e favorshme në një nga qytetet më turistike të Shqipërisë e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi në sektorin e hotelerisë, me potencial të lartë zhvillimi në të ardhmen. Ideale për investitorë që kërkojnë një biznes ekzistues dhe të konsoliduar. 📞 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!