Ne shitje

APARTAMENT 1+1 NË KOMUNËN E PARISIT PËRBALLË KIKA 1

Komuna e Parisit, Tirane

1.185.000 EUR
Dhoma
1
Banjo
1
m2
62.00
Parkim
-

Pershkrimi

Shitet apartament 1+1 në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Komunën e Parisit, përballë kompleksit Kika 1. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 61.5 m² dhe organizohet në një sallon ndenjeje komod, ku është integruar në mënyrë harmonike edhe ambienti i gatimit, një dhomë gjumi dhe një tualet. Prona është pjesërisht e sapo arreduar, me mobilim cilësor nga kompani të njohura si Delta Home, duke garantuar standard të lartë dhe stil modern. Kuzhina është e kuruar në detaje, me nuanca pastel elegante, që krijojnë një ambient të ngrohtë dhe estetik. Një element i veçantë i apartamentit është oxhaku dekorativ i vendosur poshtë televizorit, i cili i jep sallonit një atmosferë luksoze dhe shumë komode. Tualeti është i realizuar me sistem incaso dhe materiale cilësore, duke reflektuar kujdesin për çdo detaj të brendshëm. Apartamenti disponon certifikatë pronësie, çka e bën një mundësi shumë të mirë si për banim personal, ashtu edhe për investim, duke marrë parasysh vendndodhjen shumë të favorshme dhe kërkesën e lartë që ka zona. 📍 Lokacion ideal, pranë faciliteteve kryesore si supermarkete, shkolla, lokale dhe me akses të shpejtë drejt qendrës së qytetit.